Historia jonë
Ku fillon çdo pikë
Ullinjtë tanë rriten prej 25 vitesh në tokat pjellore të Plykut, Krapsit dhe Mbyetit. Çdo pemë është mbjellë, krasitur dhe ruajtur me kujdes – dhe sot këto ara të mrekullueshme na japin ullirin tonë të artë.
Rrënjët e kësaj përvoje shtrihen përtej detit. Për 20 vite, si emigrantë në Kretë – një nga vendet më të njohura të ullirit në botë – punuam çdo ditë me ullirin: nga krasitja dhe vjelja, deri te fabrika. Atje mësuam sekretet e Koroneikit, ullirit të vogël me vaj të madh. Atë dije, atë durim dhe atë respekt për pemën i sollëm në shtëpi, në tokën tonë.
Ulliri ka qëndruar në këmbë mijëra vjet, ka përballuar thatësira, dimra dhe kohë të vështira – e megjithatë mbetet një nga themelet e tryezës sonë organike. Ne i kushtojmë atij punë, dashuri dhe përkushtim, që çdo pikë vaj të mbajë brenda këtë histori.
