Ullishtë gjatë vjeljes, me rrjeta në tokë

Ulliri Artë · Organik · Pa pesticide · Koroneiki

Vaj ulliri bio,
nga ullishta në tryezën tuaj.

Vaj ulliri organik nga ullinj të rritur pa pesticide prej 25 vitesh në kodrat e Plykut, Krapsit dhe Mbyetit, të përpunuar në fabrikë moderne brenda pak orësh pas vjeljes. Çdo prodhim analizohet në laborator në Gjermani.

100% Bio

Pa pesticide, pa plehra kimike. Toka punohet ashtu si e kanë punuar gjyshërit tanë.

Fabrikë moderne

Përpunim me teknologji bashkëkohore, i pastër dhe i kontrolluar në çdo hap.

Dy cilësi

Vaj i shtrydhur në të ftohtë dhe vaj ekstra i virgjër në temperaturë normale.

Analizuar në Gjermani

Rezultate laboratorike të pavarura sipas standardeve DIN EN ISO.

Bidon Ulliri Artë në ullishtat e Plykut, Krapsit dhe Mbyetit Ullinj Koroneiki të sapovjelë

Historia jonë

Ku fillon çdo pikë

Ullinjtë tanë rriten prej 25 vitesh në tokat pjellore të Plykut, Krapsit dhe Mbyetit. Çdo pemë është mbjellë, krasitur dhe ruajtur me kujdes – dhe sot këto ara të mrekullueshme na japin ullirin tonë të artë.

Rrënjët e kësaj përvoje shtrihen përtej detit. Për 20 vite, si emigrantë në Kretë – një nga vendet më të njohura të ullirit në botë – punuam çdo ditë me ullirin: nga krasitja dhe vjelja, deri te fabrika. Atje mësuam sekretet e Koroneikit, ullirit të vogël me vaj të madh. Atë dije, atë durim dhe atë respekt për pemën i sollëm në shtëpi, në tokën tonë.

Ulliri ka qëndruar në këmbë mijëra vjet, ka përballuar thatësira, dimra dhe kohë të vështira – e megjithatë mbetet një nga themelet e tryezës sonë organike. Ne i kushtojmë atij punë, dashuri dhe përkushtim, që çdo pikë vaj të mbajë brenda këtë histori.

Lexo historinë tonë →

0vite ullishtë
0vite përvojë në Kretë
0% aciditet

Produktet

Dy cilësi, një origjinë

Të dyja nga ullinjtë tanë Koroneiki, të përpunuara në fabrikë moderne. Rezervoni dhe merreni të freskët në fabrikë.

Shtrydhur në të ftohtë
Shishe 1 L vaj ulliri i shtrydhur në të ftohtë Ulliri Artë

Vaj ulliri i shtrydhur në të ftohtë

Shtrydhur në fabrikë moderne në temperaturë nën 27°C, që ruan polifenolet, vitaminat dhe aromën e frutit. Shije e gjelbër, frutore, lehtësisht pikante.

  • Përpunim nën 27°C
  • Aromë dhe ngjyrë më intensive
  • Ideal i papërpunuar: sallata, bukë, pjata të gatshme
Rezervo
Ekstra i virgjër
Bidon 18 L vaj ulliri ekstra i virgjër Ulliri Artë

Vaj ulliri ekstra i virgjër

Nxjerrë në temperaturë normale në fabrikën tonë moderne. Vaj i balancuar, i butë, për përdorim të përditshëm në kuzhinë.

  • Përpunim në temperaturë normale
  • Shije e butë dhe e balancuar
  • Ideal për gatim, skarë dhe furrë
Rezervo
Paketimet Ulliri Artë: bidon 1 L, 5 L dhe 18 L

Paketimet

Shishe qelqi 1 L dhe bidonë metalikë 1 L, 5 L dhe 18 L – që e mbrojnë vajin nga drita. Ose sillni enët tuaja kur e merrni në fabrikë.

Analizuar në Gjermani

Rezultate që flasin vetë

Vaji ynë u analizua nga një laborator i pavarur në Gjermani sipas metodave DIN EN ISO.

Shiko analizën e plotë
0,44 %Aciditet
kufiri ≤ 0,8 %
5,9Peroksidet meq O₂/kg
kufiri ≤ 20
0MOAH
nuk u zbulua

Galeria

Fusha, mali dhe fabrika

Vaji i freskët i ullirit del nga fabrika Ulliri ArtëBidonët Ulliri Artë 1 L, 5 L dhe 18 L vaj ulliriTransportieri i ullinjve në fabrikën e vajitVjelja e ullinjve në ullishtëLarja e ullinjve në fabrikëShishe 1 L vaj ulliri bio Ulliri Artë

Shiko galerinë

Blogu

Gjithçka për vajin e ullirit

Udhëzues për cilësinë, vjeljen, shëndetin dhe ruajtjen e vajit.

Të gjithë artikujt

Fokusi ynë

Merre vajin në fabrikë, sapo prodhohet

Rezervoni sasinë tuaj dhe ju njoftojmë kur vaji është gati. I freskët, direkt nga fabrika, pa ndërmjetës.

Rezervo tani